NASA publikon pamje satelitore nga perlat e Ballkanit: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtat në botë

NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i cilëson si dy nga liqenet më të lashta në botë, me karakteristika dhe veçori unike.

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë .

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash . Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.
Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje specie  që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.

Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.
Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan.

Të Fundit