Nard Ndoka: S’kam marrë kurrë gjobë si shofer, 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, një nga deputetët që nuk do të jetë më në parlament duke filluar nga shtatori, ka folur sot gjatë një interviste televizive lidhur me rrezikun nga armët dhe aksidentet që shkaktohen në vend.

Lidhur me këto të fundit ai ka treguar se është një shofer shumë i rregullt dhe se deri tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë.Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.

“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një festë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj, këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka.

Të Fundit