Mjekët i dhanë edhe 1 vit jetë, gruaja mposht kancerin: Rilinda! – Stop
Bota, Të Gjitha

Mjekët i dhanë edhe 1 vit jetë, gruaja mposht kancerin: Rilinda!

Një grua me kancer të cilës mjekët i kishin dhënë më pak se një vit për të jetuar ka treguar se e ka mposhtur sëmundjen pasi ka marrë pjesë në një trajtim klinik.

Jasmin David, 51-vjeç, u diagnostikua në vitin 2017 me një formë agresive të kancerit të gjirit. Dy vite më vonë, sëmundja ishte përhapur dhe ajo nisi trajtimin duke përdorur një ilaç eksperimental të kombinuar me një ilaç imunoterapie në një spital në Manchester.

Tashmë thotë se ndihet e “rilindur” pasi skaneri nuk i ka shfaqur shenja të kancerit. Ajo e nisi trajtimin në vitin 2019.

“Kur m’u ofrua trajtimi nuk e dija nëse do të funksiononte, por mendova se të paktën do të bëja diçka që të ndihmoja të tjerët dhe të përdorja trupin tim për gjeneratat e ardhshme. Në fillim pata efekte anësore të tmerrshme, duke përfshirë dhimbjet e kokës dhe temperaturë të lartë. Isha shumë e dobët. Por fatmirësisht fillova t’i përgjigjem mirë çdo lloj trajtimi. 2 vite e gjysmë më parë mendoja se ishte fundi, sot ndihem e rilindur”, ka thënë ajo.

Gruaja do t’i vazhdojë trajtimet deri në Dhjetor të vitit 2023. Të kënaqur me trajtimin e saj janë edhe mjekët që  u kujdesën për pacienten./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *