Mirditë/ Përdhunuan 15-vjeçaren në grup, gjykata lë në burg 5 autorët (Emrat)

‘Arrest me burg’ është dhënë sot për 5 autorët e dyshuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.

Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adriano Gjikola 17 vjeç, janë akuzuar për abuzim seksual me dhunë me 15-vjeçaren në fshatin nga fshati Tarazh i Mirditës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza  ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur’. Në fund, gjykata ka vendosur që ata të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Kujtojmë që arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të familjes së 15-vjeçares nga Tarazhi i Lezhës.

Të Fundit