Ministri gjerman thirrje BE-së: Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ministri gjerman thirrje BE-së: Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë!

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, reagon lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri gjerman iu bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë se duhet të përmbushin detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *