Ministri Çuçi: Strategji 4-vjeçare, miratuam planin kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se është miratuar plani i veprimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Ministri theksoi se bëhet fjalë për një strategji 4-vjeçare, që zgjat deri në vitin 2025 dhe në përgatitjen e saj kanë marrë pjesë disa institucione.

Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si një pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar. Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore sepse trafiku i qenieve njerëzore është komplekse dhe qasja është dimensionale. Do ketë një adresim konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave. Është një plan veprimi pjesë e një strategjie 4-vjeçare deri në 2025 dhe është përgatitur nga shumë institucionet shqiptare me kryesimin e Ministrisë së Brendshme dhe në bashkëpunim me partnere të tjerë që na mbështesin,”-tha Çuçi.

Të Fundit