Niko Peleshi: Vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen – Stop
Lajme, Të Gjitha

Niko Peleshi: Vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen

Vullnetërët që marrin pjesë në aksionet e ushtrisë sidomos në përballjen me emergjencat natyrore tashmë do të paguhen. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverië dhe është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Përmes kësaj VKM-je trajtomë me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze vullnetërët”, tha ministri Peleshi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *