“Merrni votat e nuk ktheheni më”/ Banori paralajmëron Monika Kryemadhin: Do iu lëmë 6 muaj e një vit, e do t’u zhdukim…

Teksa po prezantonte kandidatin për deputet në Lushnjë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është ndeshur me një përgjigje jo të zakontë nga një banor që ndodhej në takim i cili tha se politikanët marrin votat dhe nuk kthehen më.

 Banori u shpreh se nëse nuk ndryshon situata, do të mblidhen të rinjtë dhe nuk do  ti lënë në pushtet gjatë, por 6 muaj.

Po të mos ketë forcë pune, të vijë ai njeri në vend dhe të shohë të ardhme. Mbill sera si shiten, mishi si futet nga jashtë, këtu është bërë një gjë plehu. Pas ndryshimit do ti thërrasim prap juve, sepse kemi 30 vjet janë ndryshuar nga 4 a 5 herë. Merrni votat e nuk ktheheni më. Po mblodhëm të rinjtë sdo tu lëmë gjatë kështu do tu lëmë 6 muaj e një vit, e do tu zhdukim se s’ka mundësi kështu”, tha ai.

Të Fundit