Tiranë/ 66 vjeçari gjendet i vdekur në parkingun e makinave, policia jep detajet.

Një 66 vjeçar është gjetur i vdekur brenda një parkingu makinash në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”.

Sipas Policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton Policia.

Të Fundit