“Më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del i gjallë”, merr pushkën dhe tenton të vrasë gruan, kunata parandalon..

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një 37-vjeçar shqiptar, ka dhunuar e ka tentuar të vrasë gruan e tij.

Por, ndërhyrja në kohë e kunatës, ka bërë që ngjarja e rëndë të mos përfundojë me fatalitet. Në kohë rekord, gruaja ka kapur armën që kunati mbante i duar, duke bërë që plumbi të godasë dyshemenë dhe jo gruan.

Burri është identifikuar nga policia italiane, e bëhet fjalë për Ervis Rakipaj, i cili dhe më herët ka qenë në burg për akuzën e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje.

Por si ndodhi ngjarja?

Të shtunën, pasi la punën, Rakipaj lajmëron të shoqen që do të shkojë me disa miq për të konsumuar alkool në një barë. Ai u rikthyer në shtëpi në orën 02:00 pas mesnate, zgjon me forcë gruan dhe i kërkon që të drejtohen për te kuzhina. Pasi mbërrijnë në dhomën e ngrënies, gruaja vë re, që i shoqi në duar kishte pushkë. Në këtë moment gruaja nis të qajë dhe të kërkojë ndihmë.

Fatmirësisht, britmat e saj ia ka dëgjuar motra e saj, e cila ka vrapuar me shpejtësi dhe ka lëvizur armën nga duart e kunatit, ku fatmirësisht, plumbi ka rënë në tokë dhe jo në trupin e saj.

Ndërhyrja në kohë e kunatës nuk ka lejuar që ngjarja e rëndë të përfundojë me fatalitet. Ajo ia ka kapur armën dhe e ka drejtuar drejt tokës, duke bërë që plumbi të godasë në dysheme.

“Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”, mësohet të ketë thënë burri.

“Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas, më pas mori
armën dhe ma drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.

Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.

Të Fundit