“Më goditi gjithë familjen”, rrufeja bie mbi kopenë me dele në Gramsh, ngordhin 165 krerë, çobani në lot: Më ndihmoni! – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Më goditi gjithë familjen”, rrufeja bie mbi kopenë me dele në Gramsh, ngordhin 165 krerë, çobani në lot: Më ndihmoni!

Gramsh
Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.

Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *