Mbyllet hetimi për Metën, Hyseni:Kemi grumbulluar pamje e përgjigje nga…

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimin. Kreu i këtij Komisioni, Alket Hyseni në mbledhjen e sotme prezantuar edhe provat e administruara.

“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do të hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin. Dakord të gjithë? Po. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi kemi provat me CD, pamjet filmike, përgjigjet e institucioneve dhe takimet e Presidentit Meta, etj. Kush është dakord për administrimin e këtyre provave? Ok. Jemi në rregull, miratohet.

Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kanë një volum dokumentesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemi dakort të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër,” deklaroi Hyseni.

Ndërkohë seanca e sotme u shoqëruar  me debate të mëtejshme, ku deputeti Spartak Braho ka propozuar që të merret me dhunë Presidenti Meta.

Diskutimet

Spartak Braho: Nuk i heq asnjë presje shpjegimeve të zonjës Bushka. Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është çështje vullneti. Që do të thotë se ai nuk ka më vullnet. Nuk njeh komisionin hetimor dhe jo më të vijnë në Parlament. Unë do ta shtroj çështjen ndryshe. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara, kur ky Presidenti në pozitën e kryeministrit e mori me dhunë mister dubluesen, Berishën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë këtë në 1994 në ngjarjet e Poliçanit. Unë vras mendjen ishin këta skenarë të kurdisura mes tyre. Pse nuk vjen sot ky në parlament?

Ky akuzohet për thirrje me dhunë, për dhunë. Parashikuar nga nenin 223 i kodit penal.

I mungon komisionit hetimor vullneti për ta thirrur?! Jam dakord me logjiken dhe shpjegimit që dha Bushka, por ai duhet thirrur me dhunë nesër. Kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im.

Vasilika Hysi: Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën.  Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar.

Alket Hyseni: Ne bëmë thirrjen, jemi të kompletuar nga pikëpamje hetimore. Unë do të hedh në votim çështjen e administrimit dhe të mos vazhdojmë më me procedurën e thirrjes së presidentit.

Të Fundit