Mbërritja e afganëve, Rama: Shtëpia e shqiptarit, e Zotit dhe e mikut

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që mbërritën në vendin tonë  në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij për këtë çështje dukje e vënë theksin te tradita e mikpritjes shqiptare.

Kreu i qeverisë shkruan se 121 afganët që mbërritën dje, janë fatkeqë të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan Rama.

Të Fundit