Mbërrijnë në vend të tjerë refugjatë afganë, Rama: Pedagogë dhe gazetarë

Një tjetër grup me refugjatë afganë kanë mbërritur në vend pas mesnatës. Ka qenë Kryeministri Rama i cili përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin e mbërritjes së avionit në aeroportin e Rinasit, ku ai vetë ka qenë i pranishëm së bashku me Ministren Olta Xhaçka dhe Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkroi Rama.

Të Fundit