Origjina e Covid, Kina akuza SHBA: Manipulim politik,na përdorin si kurban

Ambasada kineze në Uashington akuzoi inteligjencën amerikane për “manipulim politik” pas publikimit të një raporti amerikan që akuzonte Pekinin për fshehjen e informacionit kryesor mbi origjinën e pandemisë Covid.

“Raporti tregon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të shkuar në rrugën e gabuar të manipulimit politik,” tha ambasada në një deklaratë.

“Hulumtimi bazohet në supozimin e fajit të Kinës dhe synon të na përdorë si dash kurbani”, thotë deklarata.

Të Fundit