Mat/ Skandali i kreut te gjykates me ndertim pa leje ne oborrin e prokurorise – Stop – 21 Janar 2021

Emisioni “Stop” disa kohë më parë ka investiguar një konflikt midis dy kompanive për një problem financiar dhe cështja shkoi për zgjidhje në gjykatën e Matit. Këtë proces e ka gjykuar Murat Lleshi, që është njëherësh edhe kryetar i gjykatës.Zoti Lleshi tregoi dukshëm njëanshmëri në gjykimin e cështjes, duke mos pranuar prezencën e një eksperti dhe më pas duke mos pranuar përjashtimin, për të garantuar një proces të rregullt ligjor.”Stop” mësoi, se në Burrel, në oborrin e Prokurorisë së Matit, gjyqtari Murat Lleshi ka ndërtuar një objekt dy katësh.Në prokurori nuk japin shpjegime për këtë, ndërsa edhe vetë gjyqtari Murat Lleshi nuk pranon të flasë për këtë skandal, edhe pse në qytet i kanë thurur bejte për bëmat në gjyqe e ndërtimet pa leje.

Të Fundit