Mashtrimi/ Krijon lidhje intime dhe i zhvat gruas 72 milionë lekë-Stop-11 Maj 2021

Në emisionin Stop kemi trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë sjellim në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë. Irena Hysi ka drejtuar në Stop ankesën, se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash, duke mos ia kthyer kurrë.Irena është njohur me qytetarin Genci Cici në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.Shuma, që Genci Cici i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës. Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, sic i kish thënë Irenës.Vec kësaj Irena mëson, se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Cicin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha. Irena Hysi tregon, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Cështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

Të Fundit