Masa kundër COVID-19, disa qytete evropiane kufizojnë lëvizjen e lirë – Stop
Të Gjitha

Masa kundër COVID-19, disa qytete evropiane kufizojnë lëvizjen e lirë

Me rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 dhe ndërsa frika e një vale të dytë ka mbërthyer të gjithë botën, disa qytete evropiane kanë forcuar masat për ta parandaluar atë.

Kryeqyteti i Spanjës ka mbyllur për herë të dytë vendin. Lëvizja e lire e qytetarëve është kufizuar me përjashtim të rasteve të justifikuara, si vajtja në punë apo në qendrat e edukimit.  

Ndërkohë masat e vendosura në Londër përfshijnë kufizimin e grumbullimeve me më shumë se gjashtë persona, si dhe baret e restorantet duhet të mbyllen më shpejtë se zakonisht.

Megjithatë këto kufizime nuk duken të kenë pasur shumë efekt në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit. Kryeministri britanik ka paralajmëruar se situata do të vazhdojë të jetë intensive edhe pas Krishtlindjes.

“Më duhet t’ua them, me gjithë sinqeritetin, se situata do të vazhdojë të jetë me ulje e ngritje edhe gjatë Krishtlindjes. Madje mund të jetë me ulje e ngritje edhe më tej”, është shprehur kryeministri Johnson.

Gjithashtu, Franca vazhdon të ketë në zbatim urdhrin e mbylljes së lokaleve dhe restoranteve, i cili ka nxitur edhe protesta nga pronarët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *