MAS i jep burse dhe ia heq brenda dites!

Sonte në Stop sjellim shqetësimin e një familjeje nga Shkodra. Një nxënëse ekselente, Evina Komi, është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, për të një bursë në Universitetin Teknik të Stambollit.Në 8 shtator 2020, Klaudio Agolli, punonjës në këtë ministri, pasi i ka shpjeguar se për cfarë bëhet fjalë, i ka kërkuar që brenda ditës së nesërme të konfirmonte, nëse do ta pranonte këtë bursë. Të nesërmen paradite Evina ka pranuar bursën e studimit për në Turqi.Por zyrtari i Ministrisë së Arsimit, i thotë, se vendet ishin zënë.Babai i vajzës denoncon rastin, duke kërkuar drejtësi.Në Ministrinë e arsimit pas shumë përpjekjeve, thonë, se para Evinës janë përgjigjur konkurentët e tjerë, që kanë zënë vendin.Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon, se në rastin kur përgjigja është dhënë brenda afatit, do të thotë, se dikush tjetër e ka marrë atë bursë me forma korruptive.Ndërsa psikologia Brunilda Laboviti shprehet, se për nxënësen ekselente, kjo është një ngjarje zhgënjyese, që mund të cojë deri në traumë.

Të Fundit