Mandati i Xhaçkës, Balla: S’ka kryer asnjë shkelje Kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se deputetja Olta Xhaçka nuk ka kryer asnjë shkelje Kushtetuese.

“Nuk ka shkelje Kushtetuese për sa i përket përfshirjes në një sipërmarrje financiare të deputetetes Olta Xhaçka. Zero shkelje në këtë aspekt. Megjithatë për t’i shkuar deri në fund, se kjo është demokracia, të gjithë palët duhet të dëgjohen, Tani ka ardhur edhe Agron Shehaj me 14 deputetë dhe duhet të dëgjohet.”, u shpreh Balla gjatë një deklarate nga Kuvendi.

Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të premte për të diskutuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për heqjen e imunitetit të Olta Xhaçkës.

Shkak për këtë kërkesë është bërë përfshirjes së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi në një projekt në bregdet si investitor strategjik.

Të Fundit