Mandati i tretë, Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria e re do të njoftohet javën e ardhshme. Pa dhënë shumë detaje nëse do të ketë emra të ministrave aktualë, Rama tha se kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi për energjizim të skuadrës. Ky është avantazhi i madh në krahasim me rivalët dhe duhet bashkë ta kultivojmë këtë avantazh. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, bashkëpunimin që secili prej jush dha në këtë qeveri, ju falenderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe. Ishte një nder për të gjithë ne”, tha Rama.

Të Fundit