Makinën e kishte në servis, ndodh një aksident në Vlore, policia i heq patentën qytetarit në Tiranë!

Fatjon Kodra na tregon, se në 12 gusht 2021 është goditur makina e tij në Vaqarr nga një automjet, ndaj ai e coi makinën në servis, ku qëndroi për një kohë të gjatë. Në 2022-shin e ndalojnë në Korcë dhe i thonë, se targa e tij është në alert për një aksident në Vlorë në 14 shtator 2021.Fatjon Kodra ka kërkuar prova, që makina e tij është përfshirë në aksident, pasi ai pretendon, se nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë, ndërsa makina ka qenë në servis.Punonjësi i servisit, Ervil Firaj, na pohon, se automjeti ka qëndruar 1 muaj e 10 ditë në rregullim. Ne iu drejtuam Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, e cila pas verifikimeve, i ktheu patentën dhe lejen e qarkullimit Fatjon Kodrës.

Të Fundit