Lulzim Basha prezanton programin: Do të vendosim moratorium 1-vjeçar për ndalimin e gjobave ndaj bizneseve, inspektimet do kufizohen me ligj

Kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot programin për Doing Buisness dhe anti-korrupsionin në Shqipëri.

Kryedemokrati tha se do të vendoset një moratorium 1-vjeçar ku do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset.

Problemi me kryeministrin në ikje dhe qeveria e tij kanë dështuar në çdo fushë. Për 8 vite janë kujdesur vetëm për veten e tyre dhe miqtë. Prandaj për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e suksesit, në një vend ku ia vlen të bësh biznes duhet të luftojmë korrupsionin. Ta kthejmë Shqipërinë në një vend suksesi për të gjithë.

Shqipëria renditet e 82-ta sipas raportit Doing Buisness 2020, një vend shumë i ulët në raport me rajonin. Objektivi ynë është ta fusim Shqipërinë në 30 vendet e para të Doing Buisness. Kontrollet dhe inspektimet janë ndër faktorët kryesorë që mbajnë gjallë faturën e korrupsionit.

Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit”, u shpreh Basha.

“Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.

Ne do të ulim në mënyrë drastike numrin aktual të gjithë licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti. Do të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë.

Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh  por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare”, tha kryedemokrati.

Të Fundit