Luljeta Bozo: Sali Berishën e ka votuar populli, asnjë nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlament! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Luljeta Bozo: Sali Berishën e ka votuar populli, asnjë nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlament!

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, komenton vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, se ky i fundit nuk duhet të futet në Parlamentin e ri, që nis punën pas pak ditësh.

 Deputetja Bozo, e cila pritet të hapë sesionin e ri parlamentar, si deputetja më e moshuar, deklaron në një intervistë për ‘euronews’ se Sali Berishën e ka votuar populli, ndaj dhe asnjë nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlament.“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”, shprehet Bozo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *