Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Tushe ka lënë qelinë pasi i kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.

Kujtojmë se SPAK kërkoi për të 3. 6 vite burg. Përveç dënimit penal, gjykata vendosi që ish kryebashkiaku të mos ushtrojë asnjë funksion pubik për 5 vitet e ardhshme.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga përgjimet dhe të dhënat e dala nga komunikimet në Whatsaap mes Tushes, nënkryetarit dhe zyrtarëve e personave të tjerë rezultonin biseda që lidheshin me orientimin për tenderat, lejimin e një qytetari të ndërtonte pa leje, si dhe abuzime me karburantin e bashkisë.

Të Fundit