Ligj i ri në Spanjë, “vetëm po-ja është po”! Çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale

Kthesë e rëndësishme në Spanjë, në luftën kundër abuzimit seksual. Kongresi i Deputetëve ka miratuar një ligj të ri, të quajtur “vetëm po-ja është një po”, ku çdo akt seksual pa pëlqim do të konsiderohet përdhunim.

Një përkeqësim për të cilin çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale. Deri më tani në gjykimet juridike për abuzimit, avokatët e agresorëve tentonin të përdornin rrethana lehtësuese.

Spanja tani është një vend më i lirë dhe më i sigurt për të gjitha gratë.

Kështu thotë Irene Montero, ministre e Barazisë në qeverinë spanjolle.

Rregulli i ri do të duhet të presë shqyrtimin e Senatit, i cili është një formalitet. Nevoja për të forcuar rregullat lind pas një episodi të trishtë në lajmet që mbajtën terren në opinionin publik spanjoll.

Reforma parashikon edhe “dhunën dixhitale”, pra ato raste të të shpërndarjes së imazheve intime pa pëlqimin e personit. Ngacmimi i grave në rrugë do konsiderohet gjithashtu krim.

Të Fundit