“Kushton më shumë buka sesa hashashi”, protesta para Kryeministrisë, mesazhet e qytetarëve gjatë protestës (FOTO)

Është mbyllur rreth orës 18:00 protesta e thirrur nga shoqëria civile para Kryeministrisë, ku qindra qytetarë u shprehën kundër rritjes se çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.

Përpos fjalimeve spontane, qytetarët dhanë mesazhe edhe përmes pankartave. Dy prej pankartave më pikante ishin ato me mbishkrimin: “Kushton më shumë buka sesa hashashi. Çështje prodhimi“, si dhe “Me çfarë të ngrohem këtë dimër? Me dashurinë për shtetin tim?!”.

Pankarta të tjera që ranë në sy ishin: “Varfëria është forma më e keqe e dhunës”. Apo ajo me mbishkrimin: “Rroga 1=Naftë, Rroga 2= Energji, Pensioni i prindërve= Bukë, të tjerat= Kismet”.

Ndërsa, një tjetër qytetar kishte zgjedhur një mesazh të shkurtër: “Mbahu Vietnam!”.

Të Fundit