“Çoi PD në humbje”, Berisha: Basha njeriu më votofobik në histori – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Çoi PD në humbje”, Berisha: Basha njeriu më votofobik në histori

Nga Gjirokastra, ish-kryeministri Sali Berisha tha se krydemokrati Lulzim Basha e ka çuar PD në humbje. Berisha tha se Basha ka frikë nga vota dhe se tashmë nuk flet më për masakrën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri historik i PD tha se vendimet e Bashës pa miratimin anëtarësisë janë zero, dhe se PD nuk mund të jetë peng e kryetarit.

“Ai nuk po flet më as për masakër as për asgjë. Po pse kjo? Sepse ai ka tmerr nga votat. Ai do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si njeriu i votofovbisë. Po ne e duam votën e lirë. Deri në vitin 2013 në kemi pasur problematikat tona dhe sherret, por asnjë anëtar i PD nuk ka thënë se nuk më është numëruar vota. Fitonte kush fitonte e humbiste kush humbiste. Tani pas 30 vitesh ky peng nga thotë se nuk keni punë me votat se them unë thotë se sipas tij PD nuk ka forume nuk, ka statut e nuk ka votë. Ky po mundohet të ekzekutoi pluralizimin sepse në jemi këtu. Vendimi ytë është zero nëse nuk kalon në votën e anëtarësi dhe u dhunon statutin”,-tha Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *