Kush thyen urdhrin, ndëshkohet me gjobë/ Nis sot zbatimi i orës policore, pas orës 22 Shqipëria në ‘izolim’. – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Kush thyen urdhrin, ndëshkohet me gjobë/ Nis sot zbatimi i orës policore, pas orës 22 Shqipëria në ‘izolim’.

Duke nisur nga sot në orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora policore për izolimin për shkak të situatës me pandeminë. Do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobitet.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *