Kurbin/ faturohet per lokalin e prishur, faturisti i jep parate nga xhepi.

Jemi në Kurbin për një problem të shtetasit Vid Prenga. Ai ka patur një lokal para komisariatit të Kurbinit, që është shembur në 25 korrik 2020. Sahati i energjisë është marrë në administrim nga OSHEE. Në 27 korrik, Vidi ka bërë kërkesë për pezullim të përkohshëm. Më pas ka shkuar të paguajë faturën për muajin korrik dhe ka parë, se është mbifaturuar. Megjithatë, ka vendosur të paguajë, për të kursyer andrallat. Në shtator, kur shkoi të paguante vetëm mirëmbajtjen, është përballur me një faturë prej 62 mijë lekësh të reja. Në këtë moment ka bërë ankesë në zyrat e OSHEE-së, ndërsa paratë për pagesën i ka marrë borxh.tani Vidi kërkon paratë mbrapsht, pasi faturimi ka qenë i paligjshëm. I drejtohemi OSHEE-së Kurbin, ku shefja e zyrës pranon gabimin, por thotë, se do të flasë me drejtorinë qendrore.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , OSHEE Kurbin e gjeti zgjidhjen, duke i kthyer shtetasit Vid Prenga 80 mijë lekë të vjetra nga xhepi i punonjësve abuzues.

Të Fundit