Kryebashkiaku i Tropojës: Fluksi i lartë i turistëve, ishte i nevojshëm një semafor

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi thotë se në këtë qytet është rritur numri i turistëve, ndaj ishte e nevojshme vendosja e një semafori.

Byberi u shpreh se në Tropojë do të vendosen edhe semaforë të tjerë.

“Në Valbonë ka ardhur duke u shtuar dyndja e turistëve. Vizitorët vijnë duke u shtuar. Vetëm këtë vit kanë kaluar aty 170 mijë turistë. Sot në Valbonë janë 1 mijë shtretër, pa përmendur edhe në Alpet shqiptare se sa turistë kalojnë. Ka qenë jashtëzakonisht e domosdoshme. Kemi marrë urime nga shumë qytetarë. Është me vend semafori, do vëmë edhe të tjerë”, theksoi ai.

Vendosja e semaforit të parë mund të quhet një ngjarje për qytetin e Tropojës dhe me gjasa do të pasohet edhe nga shumë zhvillime të tjera të rëndësishme në infrastrukturë./EuronewsAlbania

Të Fundit