Kreditë për fermerët, Rama: Mundësi e re për sektorin e bujqësisë, 6 mijë përfitues nga garancia sovrane

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për shtyp me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, ka deklaruar se qeveria ka alokuar 118 milion euro nga banka evropiane për të ndihmuar sektorin e bujqësisë.

Ai tha se janë 6 mijë përfitues nga kjo garanci sovrane, ndërsa theksoi se koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin.

Sipas Ramës, shteti nuk është shpëtimtari, por është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa,

Me një tjetër ndërhyrje të qeverisë shqiptare për të garantuar kreditë e fermerëve dhe sipërmarrjeve bujqësore. Kemi insistuar në mesazhin që është koha që çdo ditë ato që janë të angazhuar në prodhimin bujqësore të mendojnë me sytë nga e ardhmja dhe jo me kohën nga e shkuara. Koha e bujqësisë së mbijetesës ka perënduar.

Me bankën evropiane ne alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për agrobiznesin nëpërmjet një linje kredie dhe ndarjes së riskut. Dhe ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga.

Janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë dhe janë 72 mln euro të disbursuara nga ky fond. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit. Ashtu siç vihet një dispozicion një fond tjetër nga garancia sovrane për të mundësuar kreditimin e bujqësisë. Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin.

Shteti nuk është shpëtimtari është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa. Përtej kësaj shpëtimtarët e të ardhmes janë ata që i kanë vërë historitë e suksesit.

Të Fundit