Komisariati Dixhital/Rama:Me një klik, shikoni reagimin e policisë ndaj…

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se është rikthyer me disa risi “Komisariati Dixhital”, aplikacion që mund të shkarkohet në celularin e gjithsecilit dhe përmes të cilit, qytetarët mund të denoncojnë problemet e tyre.

Risi është mundësia që i jepet denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Ndërkohë në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se një tjetër rubrikë që i është shtuar është edhe “Krimi Mjedisor”, një problematikë e cila është vendosur në fokus të qeverisë shqiptare për mandatin e tretë.

Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë.

 “Mirëmëngjes, dhe Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar edhe hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të Fundit