Kodi zgjedhor, Rama: Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, ne do ta votojmë po njësoj – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kodi zgjedhor, Rama: Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, ne do ta votojmë po njësoj

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme me shtabin elektoral në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat jashtë ambienteve të selisë se PS, kryeministri u shpreh i vendosur se ndryshimet në kodin zgjedhor do të votohen siç janë, pa asnjë ndryshim, edhe nëse ligji kthehet nga presidenti.

Ai i kërkoi kreut të shtetit ta firmosë ose ta kthejë sa më parë në mënyrë që të vazhdojë implementimi i kodit të ri zgjedhor.

“Presidenti ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të nis implementimi sepse koha që duhet për implementim është e shtrënguar dhe ne do ta votojë fiks siç e kemi votuar”, tha kryeministri Edi Rama, teksa u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për ndonjë plan me 5 pika, kur u pyet për propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Një javë më parë Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin zgjedhore pas një seancë të mbushur me debate dhe tension mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Kodi i ri u votua me 97 vota pro, nga 84 vota që nevojiteshin për ta miratuar atë. 15 deputetë votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan.

Opozita, por edhe presidenti i republikës janë shprehur kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor, që sipas tyre janë në shkelje të hapur të marrëveshjes së 5 qershori,t e arritur mes mazhorancës dhe opozitës në këshill politik.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *