Kërkonte t’iu rikthenin familjarët në punë, i riu merr peng përgjegjësin e Zyrës Arsimore në Bulqizë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kërkonte t’iu rikthenin familjarët në punë, i riu merr peng përgjegjësin e Zyrës Arsimore në Bulqizë

Një 29-vjeçar nga Bulqiza, ka mbajtur peng për disa orë shtetasin K. K., 52 vjeç me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore të Bulqizës.

Ky i fundit, ka bërë kallëzim penal se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët në vendet e punës.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *