“Ishte mirë, iku nga mjekimi gabuar”, Bashkëshorti i mësueses që humbi jetën: Vdiq 10 sekonda! Sapo bëri gjilpërën, mbaroi

Familja e mësueses Anila Bazellari, që humbi jetën mbrëmjen e së martës në Spital e Pogradecit në rrethana ende të paqarta, ka hapur dyert e mortit.

Bashkëshorti i 47-vjeçares tha në një deklaratë për mediat se gruaja e tij gëzonte shëndet të mirë dhe shkroi në spital me këmbët e veta.

Ai u shpreh se Anila Bazellari ndërroi jetë vetëm 10 sekonda pasi mjekët i bënë një gjilpërë intravenoze, ndërsa theksoi se mësuesja vdiq nga mjekimi i gabuar.

“S’mund të flas dot gjatë për shkak të dhimbjes që kam, por di që zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj apo jo duhet të jenë organet ligjzbatuese që vendosin. Iku nga mjekimi gabuar, shkoi në spital me këmbët e saja, me tension normal. U bë gjilpëra ajo mbaroi, në 10 sekonda. Në dy ilace, intravenoz mbaroi direkt. Të merret drejtësia”- tha bashkëshorti i së ndjerës.

Ndërsa shefi i Shërbimit në Spitalin e Pogradecit, Dr. Vasfi Topçiu, përmes një prononcimi për media, u shpreh se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme 47-vjeçares, dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes nevojitet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.

E ndjera, Anila Bazellari, u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 të së martës, pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Të Fundit