Kerkohet nga Interpoli, qytetari del i pafajshem! – Stop
KLIPET

Kerkohet nga Interpoli, qytetari del i pafajshem!

Në prill të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e shtetasit Hajdin Sadiku, 42 vjec, me 3 fëmijë nga Kosova e banim në Angli. Ai ishte ngatërruar me një person nga Shkodra, Bib Nikja dhe ky i fundit, akuzohej për një vrasje në vitin 2001 në Shqipëri. Familja Sadiku u shokua, kur policia angleze e arrestoi në mes të natës si kriminel për llogari të Interpolit Shqiptar.Stop mësoi, se identitetet e dy personave nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Datat e lindjes dhe gjenaralitetet nuk përputheshin dhe Interpoli duket, se u bazua vetëm në një fotografi të Hajdinit. Hajdini u tregua i gatshëm të bënte analizën e ADN-së, dhe të provonte, se kishte qenë asnjëherë në Shqipëri. Nga ana tjetër Drejtori i Interpol Shqipëria, nuk dha argumente për këtë gabim, por këshilloi, që Hajdini të merrte avokat e të bënte analizën e ADN-së, për ta paraqitur në gjyq në Angli.Sot pas disa muajsh,Hajdini ka dalë i pafajshëm. Kjo, pasi prokuroria britanike hetoi mbi cështjen, për shkak, se u përball me dy versione atë të Interpolit dhe me provat e Hajdin Sadikut, i cili vërtetonte, se ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria .

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *