“Katër ditë punë në javë”, studimi rezulton jashtëzakonisht i suksesshëm në Islandë

Studimi më i madh në botë për “katër ditë pune në javë” dhe koha e reduktuar e punës në Islandë “ishte një sukses i jashtëzakonshëm” dhe duhet të testohet dhe në Britani, thanë studiuesit.

Më shumë se 1% e popullsisë punuese të Islandës morën pjesë në programin pilot i cili shkurtoi javën e punës në 35-36 orë pa asnjë ulje në pagën e përgjithshme.

Analiza e përbashkët nga grupet e studimit në Islandë dhe Mbretërinë e Bashkuar provuan se studimi i cili filloi nga 2015-2019 dhe përfshinë më shumë se 2,500 njerëz, rritën produktivitetin dhe mirëqenien dhe tashmë po çojnë në ndryshime të përhershme.

Federatat sindikale të Islandës, të cilat kolektivisht negociojnë pagat dhe kushtet për shumicën e punonjësve islandezë, tashmë kanë filluar të negociojnë orët e reduktuara të punës.

Studiuesit vlerësojnë se si rezultat i marrëveshjeve të reja të arritura në 2019-2021 pas përfundimit të studimit, 86% e të gjithë popullsisë së Islandës që punon tani ose kanë ulur orët e punës ose kanë rënë dakord në kontrata për të ulur orët e punës.

Studimet mbi uljen e orëve të punës filluan nga këshilli i qytetit Reykjavik dhe qeveria kombëtare Islandeze pas presionit nga sindikatat dhe grupet e shoqërisë civile.

Studimi i përbashkët, i kryer nga grupet e Autonomy në Britani dhe Shoqata për Qëndrueshmëri dhe Demokraci (Alda) në Islandë, zbuloi se mirëqenia e punëtorëve që morën pjesë në eksperiment u përmirësua ndjeshëm.

Stresi, si dhe ekuilibri shëndetësor u përmirësua ndjeshëm në të gjitha grupet.

Dhe si rezultat, studiuesit thanë se produktiviteti dhe sigurimi i shërbimeve mbetën të njëjtat dhe në disa vende pune edhe u përmirësuan.

Will Stronge, drejtori i kërkimit në Autonomy, tha:

“Ky studim tregon se prova më e madhe në botë ndonjëherë “për një javë pune më të shkurtër” në sektorin publik ishte me të gjitha masat një sukses.

Islanda ka bërë një hap të madh drejt javës katër-ditore të punës, duke dhënë një shembull të shkëlqyeshëm”

Ideja e një jave katër ditore ka një mbështetje në Mbretërinë e Bashkuar, me 45 deputetë nga partitë përfshirë Laburistët, SNP, Plaid Cymru, SDLP dhe Partia e Gjelbër që nënshkruan një lëvizje të hershme duke i bërë thirrje qeverisë të krijojë një komision për të shqyrtuar propozimin.

Një sondazh i botuar në korrik të vitit të kaluar i kryer nga Survation zbuloi se 63% e publikut mbështesin idenë e një jave katër ditore pa humbje page, ndërsa vetëm 12% e kundërshtojnë.

Të Fundit