Katastrofa e Albpetrol me ndotjen, nuk shpronëson tokën e bukës 6 shtator 2018

Vezir Nure, është një banor i fshatit Drenovë Mallakastër.Ai tregon, se kompania Albpetrol i ka ndotur tokën me shpërthimet e naftës dhe nuk e shpronëson.Gjithcka ka marrë janë vetëm 3 milionë lekë të vjetra, në një kohë që ekspertiza private e ka cmuar dëmin në vlerën e 16 milionë lekëve.I pyetur nga emisioni Stop, ambientalisti Sazan Guri, thotë, se dëmi është i pariparueshëm, pasi në këtë tokë ka naftë me pak dhe, dhe jo tokë me pak naftë.Në përgjigjen zyrtare, Albpetrol e vlerëson ndotjen e tokës bujqësore të hershme, ndërsa shprehet se po vlerësohet gjurma e tubacionit, për zëvendësimin e linjës.

Të Fundit