Kapet në Tiranë i “pabinduri” që ishte kthyer prej dy ditësh nga Italia.

Një person, i cili prej dy ditësh ishte kthyer nga nga Italia nuk kishte zbatuar rregullat duke u vetëkarantinuar, por lëvizte i qetë nëpër Tiranë.

Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë

E gjitha ngjarja është bërë “live” teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ishte në terren duke bërë kontrolle.

 ” Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës do t’i bëhet thirrje për t’u vetëkarantinuar”, tha Veliu

Të Fundit