Kapet 79-vjeçarja, drejtonte bandën që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Europë

Një grua spanjolle 79-vjeçare u arrestua si kreu i një bande kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë fshehur brenda ngarkesave të koraleve.

Tre anëtarë të organizatës kishin një biznes me anë të cilit importonin korale në Spanjë nga Republika Domenikane nëpërmjet Portugalisë. Dhe në skemë kishin modifikuar kontejnerët e transportit.

Aty fshihnin pakot e kokainës në ndarje sekrete, tha forca e Gardës Civile, e cila zbuloi 15 kg drogë gjatë një operacioni.

“Organizata kriminale kishte një strukturë të qartë hierarkike, ku gruaja 79-vjeçare ushtronte funksionet e drejtueses së grupit”, shprehet Garda Civile në një deklaratë.

Gruaja, e cila është nga Alio, pranë Tarragona, në Spanjën verilindore, u arrestua në Portugali me dy burra të tjerë spanjollë, të moshës 26 dhe 60 vjeç, të cilët janë nga Alicante dhe Girona, në Spanjën veriore.

Të gjithë u arrestuan gjatë një operacioni të drejtuar nga Garda Civile Spanjolle, Policia Kombëtare dhe Policia Gjyqësore Portugeze. Banda u pikas nga policia kur u përpoqën të mblidhnin para nga bandat e tjera të krimit për tregtinë e tyre të paligjshme./tvklan.al

Të Fundit