“Janë në terren” gazetarja gjen zyrat e shtetit bosh, kryeinspektori justifikohet

Për problemin, që Ymerli Bardhollari ka me ndërtimin e komshiut, shkojmë në njësinë numër 5, pasi kjo e fundit e ka pajisur Ajet Zirkon me një leje për riparime, pa ia parë dosjen qytetarit, që është në proces gjyqsor.Në Policinë Bashkiake, Toni Beni, shef i kontrollit të territorit, thotë, se nuk ka dijeni, për problemin, por tani, që mori informacion, do shkojë për verifikim dhe do ta përcjellë për vlerësim tek IKMT.Pas këmbënguljes së “Stop” IKMT thotë, se qytetarët Ajet dhe Tetem Zirko janë pajisur me leje për ndërhyrje izolim tarrace dhe jo ndërtim.

Të Fundit