“Jam mjeke e pedagoge ne Viene” studentja e palicencuar ofron ndërhyrje estetike

Në redaksinë tonë ka ardhur një ankesë për estetisten Pamela Hasanaj, e cila sipas qytetares denoncuese, është studente e vitit të 2-të në infermieri, por hiqet si mjeke, duke ofruar shërbime të specializuara në qendrën e saj. Pamela jo vetëm realizon fillera, botoks apo injeksione, por ofron edhe kurse specializimi, duke pajisur kursantet e reja me certifikatë.Edhe cmimet për të gjitha shërbimet janë dukshëm të kripura.

A është e kualifikuar dhe e licensuar Pamela Hasanaj për shërbimet, që oforn në qendrën e saj estetike? Gazetarja e “Stop” i drejtohet përmes një emaili zyrtar “Urdhrit të Infermierit” si dhe “Urdhrit të Mjekut” dhë përgjigja ishte, se Pamela nuk është e kualifikuar.Skerdi Faria, mjek i fushës së ndërhyrjeve estetike, shpjegon, se së fundi estetistët po vetëquhen mjekë, duke ofruar shërbime, për të cilat nuk janë kompetentë. Ai thotë, se ka patur shumë raste, kur i kanë shkuar pacientë me probleme të rënda, si në hundë, apo botox në fytyrë. Faria këshillon, që qytetarët të informohen mirë, para se t’i drejtohen një qendre për ndërhyrje estetike.Nga ana tjetër Marvin Mersini, inspektor në ISHSH, shprehet, se do të merren masa dhe monitorohen këto qendra, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Të Fundit