“Jam me arsim te plote, paguhem si student” gabimi i fakultetit penalizon qytetarin

Orhan Salihi tregon, se ka lindur në fshatin Vranje në Serbi. Ka mbaruar studimet në fakultetin histori-filologji, për histori në vitin 2017 në Tiranë. Kur ka paraqitur dokumentat në Ministrinë e Arsimit në Beograd, nuk ia kanë pranuar diplomat, pasi tek të dyja vendlindja shkruhet Vranje, Bujanovc dhe jo Vranje Serbi sic duhet. Ai thotë se ka marrë dhe një vërtetim, po sërish nuk i njihen diplomat. Kjo e ka penalizuar në profesion, pasi ai punon në një gjimnaz mësues, dhe i llogaritet si praktikant. Jemi interesuar pranë fakultetit dhe na u tha, se Orhani ka paraqitur ato gjeneralitete dhe në momentin e dhënies së diplomës, ai ka të drejtë t’i apelojë, por Orhani nuk e bëri këtë për dy vjet.

Në rektorat na thuhet, se nuk mund të jepet një diplomë e dytë, por mund të kërkohet ndryshimi i formatit të duplikatit.Eksperti i arsimit Albano Zhapaj thotë se në kartën e identitetit të të riut, është Republika e Serbisë dhe kështu duhet të ishte shkruar në diplomë. Ai shpjegon, se nuk jepet diplomë e dytë, por kjo diplomë nxirret e pavlefshme me komision, për shkak të të dhënave të pasakta.

Të Fundit