Itali/ Bie numri i personave në terapi intensive. – Stop
Të Gjitha

Itali/ Bie numri i personave në terapi intensive.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi ditën e sotme në Itali  ka kaluar në mënyrë dramatike numrin e viktimave, ku luftën me COVID-19 e kanë fituar 20 mijë persona, ndërsa kanë humbur jetën 15 mijë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojta Civile, në Itali u regjistruan 2886 raste të reja me koronavirus sot, duke  e çuar numrin total në 88274. Pozitiv është fakti se ka rënë numri i personave në terapi intensive.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 15362, ku 681 persona humbën jetën ditën e sotme, ndërsa dje u shënuan 766 viktima.  Janë 20996 persona të shëruar, ku sot lanë spitalin 1480 të tjerë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *