Lezhë/ Plagoset rënde nje person ,dërgohet në spital me fraktura në trup.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një sherri mes disa të rinjve në periferi të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur  në orët e mbrëmjes, ndërsa i riu është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

I plagosuri ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariat një person.

Të Fundit