Infermiere pa maska e veshje mbrojtese ne shtepite e pacienteve me covid 19 – Stop – 1 Tetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Infermiere pa maska e veshje mbrojtese ne shtepite e pacienteve me covid 19 – Stop – 1 Tetor 2020

6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid 19, situata në qendrat shëndetësore është e vështirë. Një infermiere ka denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop”, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me korona virus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përvec dorezave,që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Infermierja thotë, se është konfliktuar me drejtoreshën, për këtë arsye, por ajo e ka detyruar të shkojë në shtëpitë e pacientëve.Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetsore dhe para kameras, mjekë e infermierë shprehen, se gjithcka është në rregull.Ndërsa më kamera të fshehtë, personeli shëndetsor thotë, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse. Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierëv, thotë, se nuk ka qenë në dijeni të këtij problemi, por tani do të verë dijeni Ministrinë e Shëdetsisë dhe Autoritetin e Qendrave Shëndetsore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *