Ilaçet dhe produktet farmaceutike në lumenj kërcënim për mjedisin – Stop
Bota, Të Gjitha

Ilaçet dhe produktet farmaceutike në lumenj kërcënim për mjedisin

Ndotja e lumenjve të botës nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën një “kërcënim për shëndetin mjedisor dhe global“, thuhet në një raport. Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe barnat e epilepsisë dhe diabetit u zbuluan gjerësisht në një studim të Universitetit të York-ut. Hulumtimi është ndër më të gjerët e ndërmarrë në shkallë globale.

Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi ishin ndër më të ndoturit. Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe pyjet tropikale të Amazonës dolën më të pastër. Ndikimi i shumë prej përbërjeve farmaceutike më të zakonshme në lumenj është ende i panjohur.

Por tashmë është vërtetuar mirë se kontraceptivët mund të ndikojnë në zhvillimin dhe riprodhimin e peshkut, dhe shkencëtarët kanë frikë se prania e shtuar e antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektivitetin e tyre si ilaçe. Në përgjithësi, më shumë se një e katërta e 258 lumenjve të kampionuar kishin ato që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë” të pranishëm në një nivel që konsiderohet i pasigurt për organizmat ujorë.

Dy farmaceutikët më të zbuluar ishin karbamazepina, e cila përdoret për trajtimin e epilepsisë dhe dhimbjeve nervore, dhe metformina, e përdorur për trajtimin e diabetit. Përqendrime të larta u gjetën gjithashtu të të ashtuquajturave “mallra të konsumit të stilit të jetës” si kafeina [kafeja] dhe nikotina [cigaret] si dhe ilaçi kundër dhimbjeve paracetamol.

Në Afrikë, artemisinina, e përdorur në mjekësinë kundër malaries, u gjet gjithashtu në përqendrime të larta. Raporti thotë se prania e shtuar e antibiotikëve në lumenj mund të çojë gjithashtu në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar efektivitetin e ilaçeve dhe përfundimisht duke paraqitur “një kërcënim global për mjedisin dhe shëndetin global”.

Vendet më të ndotura ishin kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe në zonat ku kishte derdhje të ujërave të zeza, menaxhim të dobët të ujërave të zeza.

Share

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *