“Ia dolëm me një fushate modeste e pa shpenzime” Fatmir Xhafaj: Mirënjohje socialistëve që më dhanë kurajo.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë që ai të thyejë herësin dhe të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvebdit të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se ja ka dalë duke bërë nj fushatë modeste dhe pa shpenzime.

“Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.

Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji.

Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë”, shkruan Xhafaj

Të Fundit