Ia dhanë foshnjën ushtarit amerikan, prindërit afganë nuk dinë as sot fatin e tij

Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya ishin në aeroportin e Kabulit më 19 gusht për t’u larguar nga vendi. Të rrethuar nga turma para portave të Abby Gate, së bashku me mijëra njerëz të tjerë që prisnin të hynin në aeroport, ata ia kishin besuar foshnjën e tyre dy muajshe një ushtari amerikan nga frika se ai do të shtypej nga turma dhe duke menduar se së shpejti ata do të mbërrinin të hynin në aeroport. Por që atëherë nuk ka pasur asnjë lajm për Sohailin e vogël. Prindërit e dëshpëruar treguan historinë e tyre ekskluzivisht për Reuters me shpresën se do të mund të gjenin ushtarin dhe për rrjedhojë fëmijën e tyre. Mirza Ali, 35 vjeç, Suraya, 32, dhe fëmijët e tyre të tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3 vjeç, u evakuuan më pas me një fluturim që i çoi fillimisht në Katar dhe më pas në Gjermani dhe përfundimisht u ndalën në Shtetet e Bashkuara.

Familja tani është në Fort Bliss në Teksas me refugjatë të tjerë afganë që presin të zhvendosen diku në SHBA. “Ajo që më intereson tani është të gjej fëmijën tim,” tha Suraya, duke shpresuar se dikush mund t’i ndihmojë ata.

Të Fundit